Udhëtoni drejt Australisë për të zbuluar hotelin më të veçantë në botë

Duket si e pabesueshme, por shumë shpejt të gjithë ata që janë të apasionuar pas detit do të kenë mundësi që shijojnë pushimet ne një hotel nën ujë.

Hotel i ri me dhoma nën Fuji, i gjendur në Australi pranë Barrierës së madhe koralore, do t`i ofrojë klientëve mundësinë të admirojnë nga afër krijesa detare nga më të ndryshmet drejt e nga xhami i dritares.

Dhomat e këtij hoteli janë krejtësisht të mbuluara nga uji. Shtëpi e strukturës së rrallë është deti i koraleve, që lag brigjet e Queenslandit.

Ideja e hotelit është realizuar falë bashkëpunimit me kompaninë lokale Cruise Whitsundays.

Struktura ka dy dhoma të mëdha luksoze nën ujë, të quajtura Reefsuites, nga ku mund të shijohet një pamje e jashtëzakonshme dhe ekskluzive e barrierës koralore, falë mureve të zhytur në oqean që janë në pjesën më të madhe prej xhami.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here