Vdes 27 vjeçarja në spitalin e Sarandës, dyshohet nga overdoza

Një e re ka gjetur vdekjen ditën e sotme në qytetin e Sarandës.

Policia bën me dije se 27-vjeçarja me iniciale E.S, është dërguar me urgjencë për në spital, ku edhe pse i është dhënë ndihma e parë , ka ndërruar jetë.

Dyshohet se vdekja ka ardhur nga overdoza, pasi ka qenë përdoruese e lëndëve narkotike.

Blutë e Sarandës thonë se ka nisur puna për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së 27-vjeçares.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here