Vdes 68-vjeçarja, 24 viktima nga Covid

195

Një 68- vjeçare nga Tirana është viktima e 24-t nga COVID-19 e regjistruar në Shqipëri. Ajo trajtohej prej 10 ditësh në spitalin infektiv dhe po trajtohej e intubuar.

68-vjeçarja e prekur nga COVID-19 vuante nga insufencenca renale dhe kishte kryer pesë seanca dialize brenda spitalit infektiv gjatë këtyre ditëve.

Ministria e Shëndetësisë informoi sot për 21 të reja në 24 orët e fundit duke e çuar në 467 numrin e personave të prekur me koronavirus në Shqipëri. Kujtojmë se ditën e djeshme ishin 13 raste të zbuluara në 24 orë, çka tregon një rritje të personave të prekur. Deri në këto momente janë testuar 4070 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 467 raste.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here