Vdes e moshuara nga Tirana, 12 viktima nga virusi në Shqipëri

Një tjetër person ka humbur jetën si pasojë e pandemisë së koronavirusit, duke e çuar në 12 numrin e viktimave nga kjo pandemic në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se mbrëmjen e së hënës ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv pacientja 82-vjeçare L. M., nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19.

E moshuara po trajtohej prej 5 ditësh në spitalin infektiv, ndërsa në dy ditët e fundit gjendja e 82-vjeçares u rëndua së tepërmi dhe pavarësisht përpjekjes së stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë.

82-vjeçarja që vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese: Astma Bronkiale, Hipertension, Podagra (sëmundje reumatismale) është viktima e 12 e COVID-19 në Shqipëri.

Në total janë 223 të infektuar me COVID 19. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar. Prej tyre 7 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here