Vdes edhe autori i vrasjes së 19 vjeçares Xhuljeta Çuni

2 orë pas krimit të rëndë të ndodhur në “Don Bosko”, ndërroi jete edhe autori i vrasjes Xhaferr Mata.

Ai qëlloi me armë Xhuljeta Cuni në rreth orës 08:10, teksa 19 vjecarja ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Më pas 31 vjecari Xhaferr Mata qëlloi mbi veten e tij. Ai u dërgua me urgjence në spital por nuk mundi ti mbijetoi plagëve të marra.

Xhaferr Mata jetonte në Tiranë por ishte me origjinë nga Novoseja e Kukësit. Besohet se ai prej pak kohësh shoqërohej me 19 vjecarën Xhuljeta Cuni e cila punonte si kasiere në një supermarket.

Duket se mosmarrveshjet mes tyre kanë qënë shkak edhe i ngjarjes së rëndë e cila ndodhi në një zonë dhe orar me lëvizje të madhe në këtë zonë të Tiranës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here