Venera dhe Lindi festojnë plot “zjarr” 5-vjetorin e dashurisë

Ata tashmë kanë fituar zemrat e fansave dhe cilësohen si një ndër çiftet më të dashur të showbiz-it shqiptar.

Sot është një ditë shumë e veçantë për çiftin e njohur. Venera dhe Lindi festojnë 5-vjetorin e dashurisë së tyre. Ka qenë Venera e para që ka postuar një “Instastory” ku tregon gëzimin e madh të kësaj dite të shënuar të saj.

“5 vjet zjarr që nuk shuhet kurrë”, shkruan këngëtarja mbi foton e postuar në “Instastory”.

Nga ana tjetër edhe Lindi ka publikuar në “Instagram” një foto ku shfaqet duke u puthur me Venerën dhe shkruan një dedikim të veçantë.

“Sot, 5 vite bashkë me Venerën time, me dhuratën më të bukur që më dha Zoti…Të dua”, shkruan Lindi krahas fotos.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here