Vettingun në polici/ ‘Siguria’ rrëzon Metën, Lleshaj: Dekreti paragjykoi Ministrinë e Brendshme

Komisioni i Sigurisë ditën e sotme pas shqyrtimeve të bëra dekretit të presidentit Meta për Vettingun në Polici vendos që ta rrëzonte. Dekreti i presidentit thoshte se Vettingu nga SHÇBA cënon paanshmërinë gjithashtu cënohen standardet e ligjit eksiztues.

I pranishëm në këtë komision ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili ka thënë dekreti i presidentit Meta duhet rrëzuar pasi është paragjykues ndaj Ministrisë së Brendshme.

“Vetingun në polici i takon ta bëjë SHÇBA. Vetingu nuk është politik. Me gjithë respektin për presidentin dhe institucionin e Presidencës, po paragjykohet një institucion i rëndësishëm në vend siç është Ministria e Brendshme. Ministria e Brendshme është një institucion me rëndësi në vend, që bën më tepër sesa një proces vetingu. Standarti nuk është prekur. E kemi bërë këtë ndryshim pasi sistemi i vjetër në fazën e tretë duhet të kemi 270 persona ti heqim që duhet të bëjnë Vettingun. Meqënëse  Ministria e Brendshme ka një sturkturë SHÇBA në fazen e dytë dhe të tretë ëhstë një strukturë vettingu dhe duhet të bëjë detyrë. Vettingu është një proces që nuk mbaron kurrë. Çdo hyrje ne policinë e shtetit do të futet ne vetting nga SHÇBA. Dhe ky inistutucin do ta bej përherë vettingun dhe është absurd të mos e bjëjë. E ka  me ligje që ta bëjë përherë. kompromentohet. ” ka deklaruar fillimisht Lleshaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here