VIDEO/ Dua Lipa, reperi i famshëm shqiptar dhe Merita Halili dhurojnë spektakël në SHBA

Kudo ku Dua Lipa ka performuar, ka korrus sukses. Por nuk kishte gjë me emocionuese kur ajo gatuante pite, e në sfond dëgjohej Merita Halili. Gatime tradicionale shqiptare, muzikë shqiptare, artistë shqiptarë. Kjo është pamja e përgjithshme e asaj çfarë ndodhi në një emision në SHBA, ku janë shpalosur traditat shqiptare.

Në emisionin “The United Show with Action Bronson”, ndër më të shikuarit në SHBA, të Action Bronson, emri i vërtetë i të cilit është Arian Asllani, pra me origjinë shqiptare, ishte e ftuar këngëtarja Dua Lila.

Dua ka folur rreth traditave shqiptare, të cilat i ka mësuar nga prindërit, ndërkohë që bën pite me Action Bronson, e në disa raste flet edhe fjalë shqipe.

Ndërsa në sfond kënga popullore shqiptare, “Doli Goca n’Penxhere”, të cilën e solli në mënyrë mjeshtërore këngëtarja e madhe shqiptare, Merita Halili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here