Videolojrat, del në treg shtrati me ushqime dhe pije

Të apasionuarit pas lojërave nuk kanë më nevojë të ngrihen nga krevati. Një firmë japoneze po shet një “shtrat lojërash”, ku ke mundësi të mbash kufje, snacks, pije, talbetë, madje edhe tastiera dhe laptopë.

Tani ata që rrinë gjithë ditën para ekranit të fiksuar pas lojërave nuk do të lëvizin më fare nga shtrati sepse të gjitha gjërat do t’i kenë “mbi kokë”.

Ju mund të zgjoheni dhe të filloni të luani pa lëvizur fare. Madje, në treg është hedhur edhe një jastëk i madh ku ke mundësi të mbështesësh shpinën gjatë orëve të vona të natës, por jo vetëm, kur je duke luajtur. E vetmja gjë që mungon është tualeti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here