Vija kufitare me Malin e Zi, s’ka konsensus mes partive, shtyhet seanca e jashtëzakonshme parlamentare

Seanca për Demarkacionin në Kuvendin e Kosovës është shtyrë për ditën e mërkurë.

Përpara 93 deputetëve kryetari i Kuvendit Kadri Veseli në nisje të seancës u ka bërë të ditur se kalimi i Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi mundëson lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në BE, dhe tha se në rast se kjo Marrëveshje ndërkombëtare nuk kalon sot me 2/3 e votave, atëherë deri pas 10 ditësh nuk mund të risillet në Kuvend.

Nga ana tjetër, është bërë e ditur se para nisjes së seancës PDK-ja e Nisma janë pajtuar me LDK-në që në votim të jetë drafti i Demarkacionit pa raportin e Komisionit të Shpejtim Bulliqit, derisa AAK-ja e kryeministrit Ramush Haradinaj insiston që Marrëveshjes së gushtit 2015 dhe asaj të javës së shkuar mes presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi t’i bashkëngjitet edhe raporti i Bulliqit.  VV-ja vazhdon ta kundërshtojë Demarkacionin, sikurse Lista Srpska që ka paralajmëruar votë kundër kësaj Marrëveshjeje, që i liron nga izolimi kosovarët.

Gjatë fjales se tij kreu i ekzekutivit Ramush Haradinaj tha se raporti i Bulliqit nuk do të hiqet nga votimi

“Ka dy vjet e gjysmë që jemi të ndamë si vend për një temë që ka të bëjë me kufirin me Malin e Zi, me të cilët kemi pas të kalume edhe tragjike e edhe korrekte. Pas një pune intensive, kemi mbërri me ardhë me një materie para juve e kjo materi është kështu. E para, ligji që ka ardhur  te ju e ratifikon Marrëveshjen e 26 gushtit 2015. Qeveria ka formu një komision, pse po ju pengojnë të gjeturat e atij komisioni. A aq kundër tokës juaj jeni a? Marre ju koftë, kurrgjë në rregull s’keni. S’po ju vjen marre. Ju jeni kundër. Ky raport po ju dhemb. Ku po ju dhemb, a e keni problem? Kallxoni bre, po lypin me relativizu me çu dokument orientues. Jo sa të jem unë”, tha Haradinaj.

Sidoqoftë, duket si një mision i pamundur sigurimi i 80 votave të nevojshme për miratimin e demarkacionit në një kohë kur Vetëvendosje, me 35 deputetë, dhe Lista Serbe me 10, kanë deklaruar votën kundër. Mos arritja e nje konsensusi ka cuar sot ne shtyrje te seances per diten e merkure ne oren 10:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here