Vrasja e Gramoz Nakos, gjendet i vetëvrarë edhe kunati i viktimës

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është gjetur i vrarë kunati i viktimës së mbrëmshme, Gramoz Nakos, në qytetin e Korçës.

Policia sqaron se viktima është Sefedin Zenollari, 63 vjeç, dhe dyshohet që mund të jetë vetëvrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që këto dy ngjarje të kenë lidhje me njëra-tjetrën, pra vrasja e Gramoz Nakos në banesën e tij dhe vetëvrasja e kunatit të tij mëngjesin e sotëm.

Gjithsesi, ende nuk ka një version zyrtar për asnjë nga dy ngjarjet e rënda brenda pak orëve në qytetin e Korçës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here