Vrasja në Kavajë, Gjykata e Apelit lë në burg efektivin Bledar Toci

Efektiv i burgjeve, Bledar Toci, i akuzuar për vrasjen e Dritan Haxhollit disa javë më parë në banesën Marsida Qatjas në Kavajë ka mbetur në burg pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit të Durrësit. Mësohet se kjo gjykatë ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ dhënë për Tocin nga gjykata e Kavajës.

Ndërkohë për Marsida Qatjan, e cila ka dhënë shpesh dëshmi kontradiktore lidhur me ngjarjen është dhënë masa ‘detyrim paraqitje nga  Gjykata e Kavajës.

Nga hetimet e para rezultoi se një ngjarje e tillë kishte ndodhur për shkak të Qatjas, por tashmë po hetohet lidhur me pistën e prishjes së pazareve të drogës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here