Xhafaj: Do ua nxijmë jetën kriminelëve

Policia e Shtetit do ua nxijë jetën kriminelëve që veprojnë në Shqipëri. Ka qene ky paralajmërimi që ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u ka dërguar të fortë të gjitha grupeve kriminale.

Xhafaj iu referua jo vetëm këtyre dy grupeve kriminale të identifikuara në Elbasan por dhe grupeve të tjera kriminale që veprojnë në Shqipëri dhe që janë identifikuar dhe do të shkatërrohen në kuadër të operacionit të koduar “Forca e Ligjit”.

Brenda pak muajve kemi arritur të skedojmë të gjithë grupet kriminale që veprojnë në territorin  e Shqipërisë apo ushtrojnë veprimtari jashtë vendit. Jo vetëm i kemi evidentuar por në bashkëpunim dhe në drejtimin e prokurorive të rretheve dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda kemi mundur të godasim një pjesë të rëndësishme. Kemi këtu dy tre grupe kriminale që i njohim shumë mirë po punojmë për to për ti dokumentuar në mënyrë që shumë shpejt mund ti vëmë para përgjegjësisë penale. Shteti është më i fortë se çdo lloj krimineli. Policia do u nxijë jetën në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale të mund të përballet me drejtësinë, të ndëshkohet në formën më të ashpër“, tha Xhafaj në Forumin e Sigurisë Publike  në pallatin e sportit në Elbasan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here