Zjarr në një banesë dykatëshe në Korçë, lëndohet një nga familjarët

Një banesë në lagjen 7 të qytetit të Korçës është përfshirë nga flakët e një zjarri të fuqishëm paraditen e sotme.

Zjarri sipas të dhënave paraprake që vijnë nga grupi hetimor është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike brenda kësaj banese e për pasojë ka shkrumbuar të gjitha orenditë shtëpiake të banesës.

Kanë qënë familjarët që kanë vënë re flakën në shtëpinë e tyre dhe menjëherë kanë lajmëruar forcat e shërbimit zjarrfikës të cilat edhe për shkak të afërsisë së banesës nga reparti zjarrfikës kanë bërë të mundur mbërritjen në një kohë të shkurtër.

Në momentin kur ka rrënë zjarri në banesën në lagjen 7 të qytetit, ndodheshin vetëm familjarët.

Për fat të mirë ccifti i të moshuarve nuk ka pësur dëmtime të mëdha vetëm një dëmtim të lehtë në dorë për kryefamiljarin për shkak të thyerjes së një xhami të brendshëm të shtëpisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here